Ballina Aktualitet Aleanca për Shqiptarët: Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore

Aleanca për Shqiptarët: Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore

ASH është shprehur kundër emërimit të prok*urorit Xhelal Bajrami për kryetar të Komisionit për ndjekjen e parregullsive zgjedhore.

“Regjimi LSDM-B D I edhe një herë po dëshmon se do të bëjë çdo gjë për të penguar zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike. Prok*uroria ka themeluar komision të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, të udhëhequr nga ish Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Xhelal Bajrami, i cili u bë i famshëm si asistenti i Jankollovskës në montimin e rastit Monstra. Të gjithë ishim dëshmitarë se si janë zgjedhur gjyk*atësit dhe prok*urorët në kohën e “tefterëve” të Jankullovskës”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Më tej theksohet se “emërtimi i një kuadri kryekëput partiak në krye të komisionit që duhet të jetë i pavarur, flet më së miri për vullnetin e regjimit hibrid për manipulimin e zgjedhjeve.

“U bëjmë me dije se do të ndjekim në çdo hap, çdo mas*htrim dhe çdo tentativë për të vjedhur zgjedhjet nga ana e tyre, ndërsa fjalën kryesore do ta kenë qytetarët, të cilët me dalje masive dhe shfrytëzimin e së drejtës së votës do të pamundësojnë çdo manipulim të regjimit”, thuhet në fund të reagimit të Aleancës për Shqiptarët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews