Ballina Aktualitet Tragjedia në Tetovë, të shtunën marshohet për t’u bërë homazh viktimave

Tragjedia në Tetovë, të shtunën marshohet për t’u bërë homazh viktimave

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Grupi i tifozëve Ballistët nga Tetova kanë njoftuar se të shtunën do të realizohet marsh që do të fillojë në ora 13:30.
Marshi paqësor do të fillojë nga Sheshi Iliria – Tetovë dhe do të përfundojë në Qendrën Kovid që u shkrumbua nga zjarri që e kaplua mbrëmjen e 8 shtatorit.
Me marsh do t’u bëhet homazh 14 personave, pacientë dhe familjarë të tyre, që humbën jetën nga zjarri.

Njoftim!

Për shkak se nesër bëhet varrimi i të ndjerëve Homazhi i parashikuar për nesër anulohet për diten e shtunë në ora 13:30. Prej Sheshit Iliria deri tek spitali.