Ballina Aktualitet ​Serbia fton të rinjtë vullnetarë për shërbim ushtarak, Kosovës i kërkohet të...

​Serbia fton të rinjtë vullnetarë për shërbim ushtarak, Kosovës i kërkohet të marrë masa reciproke

Instituti Octopus i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë masa reciproke ndaj Serbisë, pasi kjo e fundit ka shpallur konkurs për të rinjtë që duan ta kryejnë shërbimin ushtarak për vitin 2024 – thirrje kjo që vjen pasi tensionet në Ballkanin Perëndimor janë në rritje viteve të fundit, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Sipas Institutit Octopus, Kosova duhet t’i ftojë të rinjtë në shërbim ushtarak.

“Qeveria e Kosovës duhet t’i thërrasë rininë e saj që vullnetarisht t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është thelbësore të jesh i përgatitur, veçanërisht në dritën e thirrjes së fundit të Serbisë”, thuhet në reagimin e Octopus në platformën X.

Në njoftimin ku ftohen të rinjtë e moshës 19 deri në 30-vjeç që ta bëjnë këtë aplikim, thuhet se “kjo tregon patriotizëm ndaj Serbisë”.

”Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara që do të jenë nga 19 deri në 30-vjeç në vitin 2024, dhe që nuk kanë kryer më parë shërbimin ushtarak me armë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar ushtarak, si dhe për trajnimin ushtarak për oficerë rezervë”, thuhet po aty.

Kujtojmë se ky provokim vjen pas deklaratave të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky se “ka informacione që Rusia po planifikon luftë në Ballkan”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews