Ballina Aktualitet Ceremonia mortore për Liridonën, vëllai: Bashkë me të varrosëm një pjesë të...

Ceremonia mortore për Liridonën, vëllai: Bashkë me të varrosëm një pjesë të shpirtit

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka i ka dhënë lamtumirën të motrës përmes një reagimi në Facebook, pas ceremonisë së varrimit të saj.

Ditën e sotme Liridona u varros për të dytën herë, pasi trupi i saj u hoq nga varrezat ku po prehej fillimisht në fshatin e bashkëshortit, pas lajmit se ky i fundit ishte porositësi i vrasjes së saj.

Bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, tha fillimisht se ajo u vra gjatë një grabitjeje me armë zjarri, por më pas gjithçka doli të kishte qenë e inskenuar dhe se ai vetë ishte porositësi i ekzekutimit të gruas së tij.

Reagimi i Leonardit:

Lamtumirë Liridona jonë

Sot Liridona prehet aty ku ajo e ka vendin.

Me Liridonën varrosëm një njeri të mrekullueshëm dhe një pjesë të shpirtit tonë. Buzëqeshja, fuqia, pozitiviteti dhe mençuria e saj nuk do të na shoqërojnë më. Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj por edhe për nënën tonë dhe të gjithë ne.

Dhimbja na u lehtësua nga pjesëmarrja e mijëra njerëzve nga mbarë Kosova.

Faleminderit nga thellësia e zemres.

Ne do të gjejmë forcën që t’i përkushtohemi kampanjës dhe luftës për drejtësi për Liridonen dhe të gjitha gratë e tjera viktima.

Ne besojmë në drejtësi dhe do të sigurohemi që drejtësia të arrihet.

Bashkë me të gjitha ato vajza, gra e burra që kanë bashkëndje me neve dhe na kanë mbështetë, do t’ia dalim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews