Ballina Aktualitet VIDEO/Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali...

VIDEO/Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, isha hakmarrë vetë – sot s’do të ishte gjallë

Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka rrëfyer detaje nga dita kritike kur mori vesh se djali i tij është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortës së tij, Liridona Ademaj.

“Unë diku rreth orës 8:20 por sa kam hyrë në shtëpi në Suedi, me ka thirr djali i dytë edhe veç me kanë thënë ‘Babë, e kanë vra Liridonën’. Aty plasi vaji. Liridonën e kemi dashtë më shumë se fëmijët e mi. Kemi udhëtuar 35 orë. Gjatë rrugës, unë e kam parë intervistën e dhënë nga Naimi. ‘Na dolën hajnat në rrugë, na i plaçkitën gjërat. Unë ika me fëmijë, gruan ma vranë’. Të vetmin detaj atë e kam pasur. Nuk kisha mundësi edhe me vozitë edhe me përcjellë media.“ – u shpreh ai për nacionalen.

I pyetur nga gazetari rreth momentit kur e kuptoi se djali i tij u akuzuar për porositje, ai tha se nuk kishte shumë informacione.

@tn.lajmelokale Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, isha hakmarrë vetë – sot s’do të ishte gjallë Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka rrëfyer detaje nga dita kritike kur mori vesh se djali i tij është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortës së tij, Liridona Ademaj. #shabanmurseli #liridona #liridonëmurseli #liridonamurseli #liridonaademaj #naimmurseli #cermjan #gjakove #prishtine #vrasja #granitplava #naim #suedi #rracaj #cërmjan #sinidoll #kushtrimkokalla ♬ original sound – Tetova News – Lajme Lokale

“Besoni, ju betohem… dikush kish pas informacione të ndryshme por unë me që kam qenë që i thojnë ‘kryeshnosh’, kurrë asnjë indikacion se kam ditë. U kry varrimi, jam ardh në shtëpi plotë me njerëz para pas t’u folë, qatëherë e kam taku djalin tim edhe mu ka vërsul tha ‘mos jep deklarata se i prish hetimet’. I thashë që unë s’kam informacion, unë fola vetëm çka dëgjova.”

Babai i Naimit ka dhënë detaje se si është bastisur shtëpia e Naimit, e se si e kuptoi se djali i tij dyshohet të jetë organizatori.

VIDEO BONUS:

@tn.lajmelokale
@tetovanews