Ballina Aktualitet I dha fund jetës në burgun italian/Iu dha lamtumira e fundit muzikantit...

I dha fund jetës në burgun italian/Iu dha lamtumira e fundit muzikantit të njohur nga Tetova, Jeton Bislimi (FOTO+VIDEO)

Dje i është dhënë lamtumira e fundit muzikantit të njohur nga Tetova, Jeton Bislimit. Lajmin e ka bërë të ditur xhamia e fshatit Lisec, ku edhe është bërë varrimi ditën e djeshme, pas lutjeve të Iqindisë.

Për vdekjen e Jeton Bislimit kanë reaguar dhe kanë shprehur ngushëllime një numër i madh i këngëtarësh e muzikantësh nga estrada shqiptare, pasi ai ka qenë muzikant i aftë dhe i njohur, transmeton Tetova News.

Jeton Bislimi, 36-vjeçari nga Liseci i Tetovës, i ka marrë jetën vetes më 24 janar në burgun Castrogno di Teramo të Italisë.

Ai kishte tentuar tashmë vetëvrasjen edhe më 14 nëntor, pasi kishte goditur dhjetë herë me thikë gruan e tij. Pas këtij veprimi të dhunshëm, ai ka tentuar të helmohet duke gëlltitur një sasi të madhe barnash. Që të dy kanë përdunduar në spital, gruaja me plagët e thikës dhe ai në gjendje kome nga barnat e shumtë që gëlltiti.

Gruaja e tij, një 34-vjeçare gjithashtu nga Maqedonia, ishte shëruar nga plagët e thella që kishte marrë, dhe u largua nga spitali pas disa ditësh. Në dhjetor, gjykata i kishte hequr të drejtën prindërore ndaj dy fëmijëve, burrit, i cili para gjykatësit për hetimet paraprake, as që kishte tentuar të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, duke zgjedhur të përfitonte nga e drejta për të mos u përgjigjur.

Pas daljes nga koma dhe rikuperimit, Jeton Bislimi u transfeua nga spitali në burg, ku edhe kreu vetëvrasjen, duke lënë një letër për familjen.

Për rastin e vetëvrasjes është hapur edhe një dosje hetimore, e cila do të duhet të verifikojë nëse ka pasur gabime në menaxhimin e të burgosurit. Afera rikthen në qendër të vëmendjes burgjet italiane dhe nevojën për të garantuar të burgosurit që kanë nevojë për ndihmë të veçantë psikologjike, gjë që sipas sindikatës së pavarur Sappe nuk mund të garantohet nga policia e burgjeve apo nga stafi i paktë mjekësor i disponueshëm në ambientet e mbipopulluara, transmeton Tetova News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews