Ballina Aktualitet Kasami, Mexhiti dhe Gashi takojnë deputetin me origjinë kroate të SPD në...

Kasami, Mexhiti dhe Gashi takojnë deputetin me origjinë kroate të SPD në Bundestagun gjerman, Josip Juratovic

Kënaqësi që sonte bashkë me Afrimin dhe Izetin, u takuam me deputetin e Bundestagut Gjerman, Josip Juratovic. Duke qenë një deputet gjermano-kroat, që i njeh mirë rrethanat e Ballkanit Perëndimor, me të biseduam për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, nevojën e ndryshimeve kushtetuese dhe ofertën e Lidhjes Europiane për Ndryshim, që në deklaratën e saj parimin themelor e ka integrimin në BE, si kërkesë dhe pritje e të gjithë qytetarëve të vendit.

Me këtë rast e njoftuam deputetin Juratovic edhe për aktualitetin tonë politik, veçmas me problemet me të cilat ballafaqohet opozita shqiptare në garantimin e demokracisë, që ka të bëjë me vendin e saj në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews