Ballina Aktualitet Kuvendi i ASH-së në Kumanovë shkarkon kryetarin e degës, Arsim Hasanin

Kuvendi i ASH-së në Kumanovë shkarkon kryetarin e degës, Arsim Hasanin

Sonte në zyrat e ASH-së në Kumanovë, kuvendi i degës me shumicë absolute ka shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës Arsim Hasanin.

Arsyet e shkarkimit, sipas kuvendit të kësaj dege, janë shkeljet e shumta e të vazhdueshme statutare dhe mos komunikimi me strukturat e degës dhe me kryetarët e nëndegëve e ku për pasojë, sipas tyre, dega e Kumanovës ishte shndërruar në një degë pasive dhe pa asnjë aktivitet.

“Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të degës është filluar para disa muajve ku kuvendarët e degës kishin tubuar nënshkrime për peticion për shkarkimin e kryetarit të degës.”- thuhet në njoftim.

Kuvendi i degës gjithashtu caktoi edhe shefin e shtabit për zgjedhjet parlamentare të vitit të 2024, ku shef shtabi u caktua Huzeir Mustafi.

Statusi i plotë:

Kuvendi i ASH Kumanovë shkarkon kryetarin e degës Arsim Hasani, ndërsa cakton këshilltarin Huzeir Mustafin shef të shtabit për zgjedhjet parlamentare

Sonte në zyrën e ASH Kumanovë, Kuvendi i degës me shumicë apsolute shkarkoi nga pozita e kryetarit të degës Arsim Hasanin.
Arsyet e shkarkimit janë shkeljet e shumta e të vazhdueshmë statutare, lajthitjet politike, mos komunikimi me strukturat e degës dhe me kryetarët e nëndegëve e ku për pasoj dega e Kumanovës ishte shëndrruar në një degë pasive dhe pa asnjë aktivitet.

Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të degës është filluar para disa muajve ku kuvendarët e degës kishin tubuar nënshkrime për peticion për shkarkimin e kryetarit të degës.

Kuvendi i degës sonte gjithashtu caktoi edhe shefin e shtabit për zgjedhjet parlamentare të vitit të 2024, ku për shef shtabi u caktua këshilltari Huzeir Mustafi.

Në Kuvend ishin prezentë kryetarët e gjitha nëndegëve kryetarët të forumit rinor e asamblesë së gruas, anëtarë të kryesisë qendrore e shumë aktivistë.

Proçesin e kuvendit e kanë mbikqyrë dhe ju drejtuan me fjalime Drejtori i Tregut dhe anëtarë i këshillit mbykqyrës të partisë Gëzim Kadriu, anëtarët e kryesisë së partisë Nexhmedin Sadiku, Rijad Shaqiri dhe Naime Islami Zeqiri, si dhe kryetari i degës së Likovës Jeton Shaqiri.

Urime dhe na priftë e mbara
Ndryshimi tani më ka filluar…

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews