Ballina Aktualitet Mendi Qyra takon qytetarët: Së bashku do ta sjellim ndryshimin për fëmijët...

Mendi Qyra takon qytetarët: Së bashku do ta sjellim ndryshimin për fëmijët tanë

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në Shum dhe Zagraçan. Ai u shpreh se bashkëbisedimi me banorët i shërben për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre, njofton TV21.

“Sonte, bashkë me banorët e Shumit dhe Zagraçanit, folëm me zemër. Dëgjuam hallet dhe kërkesat e tyre. Me miq e dashamirë kujtuam kohërat e vjetra dhe u zotuam se, së bashku, do të sjellim ndryshimin për fëmijët tanë, për nipërit e mbesat”, tha Qyra.

Ai shtoi se vizioni i tij është ndërtimi i një Struge me më shumë zhvillim, transparencë dhe shpresë për gjeneratat që vijnë.