Ballina Aktualitet “Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, humbje e madhe për gazetarinë”- Gjekmarkaj:...

“Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, humbje e madhe për gazetarinë”- Gjekmarkaj: U prehtë në paqe! Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median dhe shoqërinë

Demokrati Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Fcebook, Gjekmarkaj, thotë së lajmi i ndarjes nga jeta i gazetarit Artur Zhejit është një humbje e madhe për gazetarinë, mendimin kritik dhe shoqërinë shqiptare.

“Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median, gazetarinë dhe vetë shoqërinë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe”, shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i plotë

Lajmi i ndarjes nga jeta i gazetarit Artur Zhejit është një humbje e madhe për gazetarinë, mendimin kritik dhe shoqërinë shqiptare. Ai ishte një intelektual i spikatur, një zë i guximshëm dhe një personalitet që krjijoi dhe mbajti të gjallë debatin publik.

Me stilin e tij unik, ai solli gjithmonë qartësi, mendim të lirë dhe reflektim të thellë dhe pse mund të kemi ndarë mendime tërsisht të ndryshme për çështje të caktuara. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median, gazetarinë dhe vetë shoqërinë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe