Ballina Lajme “Samiti në Alaskë ishte i sukseshëm”- Donald Trump: Nëse gjithçka shkon sipas...

“Samiti në Alaskë ishte i sukseshëm”- Donald Trump: Nëse gjithçka shkon sipas planit, mund të ketë një takim mes Putinit e Zelenskyt

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se pas takimit sipas tij të suksesshë me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë, është hapur rruga për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, përtej një armëpushimi të thjeshtë.

Në një postim zyrtar në rrjetin Instagram, Trump theksoi se të gjitha palët janë në një mendje që lufta duhet të përfundojë me paqe të qëndrueshme, jo vetëm me marrëveshje të përkohshme, që rrallëherë respektohen.

Trump njoftoi gjithashtu se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të hënën, për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt paqes.

Më pas, nëse gjithçka ecën sipas planit, mund të organizohet një takim direkt mes Zelensky-t dhe Putinit, i ndërmjetësuar nga Trump.

Tetova News në YouTube:

Postimi i Trump:

“Një ditë e shkëlqyer dhe shumë e suksesshme në Alaska! Takimi me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë shkoi shumë mirë, po ashtu edhe një telefonatë vonë në mbrëmje me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës, dhe me disa udhëheqës evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

U vendos nga të gjithë se mënyra më e mirë për të përfunduar luftën e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet direkt drejt një marrëveshje paqeje, jo vetëm një armëpushim të përkohshëm.

Presidenti Zelenskyy do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon sipas planit, më pas do të caktojmë një takim me Presidentin Putin. Potencialisht, do të shpëtohen miliona jetë njerëzish.”