Ballina Kronika Vrasja tragjike e 14-vjeçarit në Maliq, ngjarja u filmua nga kamerat e...

Vrasja tragjike e 14-vjeçarit në Maliq, ngjarja u filmua nga kamerat e lokalit! Erald Xhejo u mbrojt me karrige, por nuk i shpëtoi dot thikës në zemër

14-vjeçari Erald Xhejo, ndërroi jetë dy ditë më parë si pasojë e një goditje me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i itij, Enedio Guri. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Pirg të Maliqit, ndërsa detaje të reja janë bërë me dije për mediat duke hedhur më shumë dritë mbi konfliktin mes dy të miturve.

Referuar dosjes hetimore, disa ditë përpara ngjarjes, autori Enedio Guri, banues në fshatin Leminot, ka shkuar përpara lokalit të xhaxhait të viktimës me një automjet duke xhiruar dhe gomat e më pas është larguar.

Ditën e ngjarjes Erald Xhejo i shoqëruar nga një shok i tij, kishte shkruar për tu qethur në berberhane, e ndodhur në afërsi të lokalit ku dhe u regjistrua tragjedia. Në këto momente pranë tyre ka kaluar Enedio Guri me makinë. Ky i fundit ka fishkëllyer për Xhejon me qëllim për të ndaluar dhe për tu sqaruar.

Siç u raportua më parë në media, dy adoleshentët kishin prej kohësh një konflikt mes tyre, i dyshuar si i nisur për motive banale të llojit “përse më shikon”.

Në momentin që autori ka ndaluar dhe ka zbritur nga automjeti, ka nisur një sherr verbal e më pas konfrontim fizik me 14-vjeçarin e më pas ka nxjerrë dhe thikën. Në këto kushte 14-vjeçari ka marrë një karrige nga lokali dhe e ka vendosur përpara vetes për tu mbrojtur. Duke bërë hapa pas për t’iu larguar Enedio Gurit, i cili në dorë mbante një thikë, ai është penguar dhe në atë moment autori e ka goditur me thikë në zemër. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit të zonës.

Tetova News në YouTube:

Erald Xhejo ndërroi jetë në ambientet e spitalit të Korçës. Të arrestuar për ngjarjen në fjalë janë 8 persona, mes tyre të afërm të autorit, konkretisht xhaxhai, Ronald Guri, babai, Edison Guri, Flori Çela, si dhe të mitur e dëshmitarë të tjerë okularë të ngjarjes. Këta persona akuzohen se kanë ndihmuar në prishjen e provave të krimit, veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe për moskallëzim krimi.