Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Piskupat në Pogradec. Një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar katër muaj më parë nga një 67-vjeçar nga i njëjti fshat. Rasti u bë i ditur vetëm tani, pasi vajza rezultoi shtatzënë katër muajshe.
Viktima nuk kishte treguar ngjarjen më parë për prindërit, pasi autori e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse fliste. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së 67-vjeçarit, ku autori e ka lidhur dhe përdhunuar me forcë.
E mitura është pyetur nga prokuroria në praninë e psikologut, duke rrëfyer detajet e ngjarjes. Prindërit e vajzës e dërguan për vizitë mjekësore pasi vunë re ndryshime në trupin e saj, dhe mjekët konfirmuan shtatzëninë.
Policia ka arrestuar autorin, i cili është baba i katër fëmijëve dhe gjysh. Vajza ndodhet nën kujdesin e familjes dhe psikologëve për mbështetje psikologjike. Rasti po hetohet nga organet kompetente, ndërsa autoritetet janë duke ndjekur procedurat për ndjekjen penale të plotë të autorit.

Sipas familjarëve të vajzës, autorin e dyshuar e njihnin dhe kishin miqësi të hershme me të; dy familjet rrinin shpesh në shtëpitë e njëra-tjetrës dhe nuk kishin dyshuar se diçka e tillë mund të ndodhte.
Ata shprehen se janë në gjendje të rënduar emocionale dhe ndihen të turpëruar për ngjarjen, duke kërkuar që drejtësia të veprojë sa më shpejt.
Është publikuar foto e Rushan Selkos, të akuzuar për përdhunimin e një 12-vjeçareje në fshatin Piskupat të Pogradecit, ngjarje që ka tronditur komunitetin lokal.