Policia e Gjirokastrës ka zbardhur edhe emrat e 3 të rinjve që humbën jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në aksidentin e dhunshëm pas përplasjes së dy veturave.
Ngjarja ndodhi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, vendi i quajtur “Bypass-i”.
Mësohet se viktimat janë dy drejtuesit dhe një nga pasagjerët:

-Martin Dulaj, 25 vjeç, nga Tepelena

-Klejdi Myftari, 24 vjeç, nga Tepelena

-Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, nga Tepelena
Kurse e plagosur rëndë dhe e transportuar në spitalin e Gjirokastrës për mjekim ka mbetur:
-Arsida Demiri, 19 vjeçe, nga Delvina
Në vendngjarje kanë shkuar forca të Policisë Rrugore, ndihmës së shpejtë të spitalit me ambulanca dhe zjarrfikëses. Policia ka nisur hetimet për dinamikën dhe rrethanat e aksidentit të rëndë, për të zbuluar shkaqet e përplasjes dhe fataliteteve.
Policia nëpërmjet ekspertizës do përcaktojë edhe gjendjen fizike në të cilën ishin dy drejtuesit e mjeteve që u përplasën, për të vlerësuar nëse faktor nxitës ka qenë edhe konsumi i alkoolit gjatë festës së ndërrimit të viteve.
Njoftimi i Policisë Gjirokastër:
“Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.

Aksidenti tragjik në Gjirokastër, Anxhelo Ruçi djali i shefit të policisë dhe nipi i Gramoz Ruçit
Personi që shihni në foto është Anxhelo Ruçi, 27 vjeçari, i cili ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në zonën e njohur si “Bypass”.
Anxhelo Ruçi po udhëtonte me një automjet tip Volkswagen me targa AB 797 VP, së bashku me Klejdi Myftari, 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë me një automjet tjetër tip Mercedes Benz, të dy të rinjtë kanë humbur jetën.
Në mjetin tjetër udhëtonin Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 19 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur rëndë. E reja është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Sipas burimeve mjekësore, 19-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe po mbahet nën monitorim intensiv. Për shkak të politraumës së pësuar, ajo ende nuk konsiderohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vijojnë konsultat mjekësore të specializuara.
Anxhelo Ruçi ishte djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Me hidherim te thell ju njoftojme per ndarjen nga jeta te vllait tone Martin Aleks Dulaj pas nje aksidenti tragjik mengjezin e 1 jararit!
Varrimi behet ne oren 11:00 date 02/01/2026!/Arbri Dulaj

Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se pas një aksidenti me autoveturë ndrojë jetë Anxhelo Rami Ruçi 27 vjeç, banues në qytetin e Tepelenës, një ngjarje e kobshme ne ditën e parë të këtij viti, duke i nderprer jeten ketij trimi në lulen e rinisë, famija humbi djalin e vetëm, shoqeria e tij shokun e ëmbël, Tepelena humbi djalin e qeshur.
Në këto ditë të vështira gjithe treva e tepelenës është pranë familjes Ruçi.
Varrimi do të bëhet në datën 02.01.2026 ora 11.00 në varrezat e Majkoshit në qytetin e Tepelenës.















