Ballina Kronika Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (1 janar 2026)

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (1 janar 2026)

Më 31.12.2025 në ora 13:00 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personin R.M. (61) nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se ai kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij 64-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.
……
Më 31.12.2025 në ora 20:15 në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, personi A.A. nga fshati Rakovec ka denoncuar se rreth orës 19:30 në fshatin Rakovec, djali i tij A.A. (25) është sulmuar fizikisht nga A.A. nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 31.12.2025, në periudhën nga ora 16:30 deri në 22:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në Sheshin e Qytetit në Tetovë kanë arrestuar personat B.A. (50) nga Tetova, H.M. (55) nga fshati Çellopek dhe Xh.D. (22) nga fshati Sellcë. Ndërkaq, në Sheshin e Qytetit në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat S.H. (41), M.H. (44), B.H. (53) dhe Xh.N. (36), të gjithë nga Gostivari. Ata janë kapur duke shitur mjete piroteknike, ku u është gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe mjetesh piroteknike. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse.
……
Më 31.12.2025 në ora 18:20 në SPB Tetovë, një grua 45-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se në shtëpinë familjare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj B.P., i cili e ka kërcënuar edhe me një mjet të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 31.12.2025 në ora 20:45 në SPB Tetovë, personi N.M. (34) nga fshati Sllatinë e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 17:35 pranë parkut në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Më 01.01.2026 në ora 00:20 në një objekt hotelerie në rr. “JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin V.A. (21) nga Gostivari, sepse ka sulmuar një zyrtar policor i cili po kryente detyrën zyrtare. Paraprakisht, rreth orës 23:50 në objektin hotelerik është ndaluar edhe një 17-vjeçar nga Gjermania, i cili pasi u sulmua fizikisht nga E.I. (33) nga Gostivari, ka shtënë disa herë brenda objektit me një pistoletë me gaz “Walter”. Të miturit i është konfiskuar pistoleta dhe një karikator me një plumb. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.
…….
Më 01.01.2026 në ora 00:54 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin A.Z. (19) nga fshati Poroj i Tetovës. Paraprakisht, në rr. “Ivo Ribar Lolla” në Tetovë, ai me automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës ka goditur skajorin e rrugës, ndërsa gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.68 promilë alkool në gjak. Më vonë, në Spitalin Klinik të Tetovës, ai ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
…….
Më 01.01.2026 në ora 01:50 në SPB Tetovë është denoncuar se në rr. “Vëllezërit Miladinov” në Tetovë, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.M. (22) nga fshati Shemshovë, komuna e Jegunocit, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi A.M. dhe pasagjerja e tij 17-vjeçare Q.S. nga fshati Lubin, komuna e Sarajit, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrja është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.
……
Më 01.01.2026 në ora 04:30 në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente-Gostivar është denoncuar se për ndihmë mjekësore kanë arrestuar Z.M. (51) nga Gostivari, i cili është sulmuar fizikisht në një objekt hotelerie në Gostivar. Sipas denoncimit, pas një debati të shkurtër në objekt me persona të tjerë, ai është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit, i cili më pas e ka dëbuar jashtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……