Një shtetase gjermane 82-vjeçare, që jetonte në ishullin Tenerife, është vrarë me armë zjarri në kompleksin rezidencial Sunflower, në vendpushimin bregdetar Costa del Silencio. Lajmin e konfirmoi policia, duke sqaruar se trupi u gjet të dielën me plagë nga armë zjarri. Tenerife është ishull i Spanjës, pjesë e Ishujve Kanarie, i vendosur në Oqeanin Atlantik (afër Afrikës Veriperëndimore).
Pak më vonë, nën dyshimin se ka kryer vrasjen, u arrestua djali i viktimës, një gjerman 53-vjeçar që jeton gjithashtu në ishull. Hetimet janë në vazhdim dhe motivi i mundshëm i krimit mbetet i panjohur, theksoi zëdhënësja e policisë.
Sipas raportimeve mediatike, fqinjët njoftuan policinë pasi dëgjuan disa të shtëna. Pranë trupit të viktimës u gjetën pesë gëzhoja, raporton gazeta spanjolle El País, duke cituar burime hetimore. Po ashtu, djali dyshohet se ka lënë një shënim të shkruar me dorë me një kërkimfalje. Më pas ai u largua me makinë duke marrë me vete armën e krimit, por u kap shpejt nga policia./TetovaNews















