Ballina Lajme KF Arsimi mirëpret në radhët e veta talentin e ri nga Tetova,...

KF Arsimi mirëpret në radhët e veta talentin e ri nga Tetova, Lavdrim Kasamin

KF Arsimi ka zyrtarizuar afrimin e talentit 18-vjeçar, Lavdrim Kasami, i cili i bashkohet skuadrës pas eksperiencës së tij te KF Shkëndija.

Talenti tetovar i futbollit, Lavdrim Kasami i është bashkuar radhëve të KF Arsimi nga Çegrani, që garon në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut.

Kasami konsiderohet një nga futbollistët e rinj më premtues në fazën sulmuese. Me energjinë, shpejtësinë dhe përkushtimin që e karakterizon, ai pritet të sjellë freski dhe dinamizëm në repartin ofensiv të verdhezinjve.

Postimi i plotë:

⚫️
KF Arsimi ka kënaqësinë të mirëpresë në radhët e veta talentin e ri, Lavdrim Kasami.
Lojtari 18-vjeçar vjen nga KF Shkëndija dhe konsiderohet një futbollist shumë premtues në fazën sulmuese. Me potencialin, energjinë dhe përkushtimin e tij, Lavdrimi përfaqëson të ardhmen dhe një investim të rëndësishëm për klubin tonë.
Mirë se erdhe në familjen verdh e zi, Lavdrim! ⚫️