Në një lokal në Raunheim, afër aeroportit të Frankfurtit, gjatë natës janë qëlluar për vdekje dy persona – përfshirë pronarin e lokalit, siç njoftuan Zyra Kriminale e Landit të shtetit gjerman Hessen dhe Prokuroria.
Sipas informacionve të para, një person i armatosur ka hyrë rreth orës 03:45 në lokal, ka qëlluar menjëherë mbi dy burrat dhe ka ikur.
Përveç pronarit 62-vjeçar të lokalit (bistro), vdiq gjithashtu një burrë 34-vjeçar. Sipas policisë, viktimat ndërruan jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. “Sfondet e veprës, si dhe motivet, po hetohen intensivisht aktualisht,” thuhej në njoftim.
Vendi i ngjarjes, si dhe zona përreth, u bllokuan në një perimetër të gjerë. Policia përdori një kontigjent të madh dhe një helikopter në kërkimin e autorit – deri tani pa sukses.
Rrethina është e bllokuar në një perimetër të gjerë.
Sigurimi i gjurmëve vazhdoi deri pasdite.
Policia kërkon dëshmitarë që mund të japin informacione për ngjarjen.
Hetuesit me kostume të bardha mbrojtëse dhe me maska siguruan gjurmët dhe bënë fotografi të vendit të ngjarjes. Masat për sigurimin e gjurmëve vazhduan gjatë pasdites, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Darmstadt-it.
Sipas policisë, lokali në katin përdhes të një shtëpie dykatëshe në qytetin me rreth 17,000 banorë, rrinte e hapur deri në orën 5:00. Pas ngjarjes, ai u rrethua gjerësisht me shirita të kuq sinjalizues.
Autoritetet kërkojnë nga dëshmitarët të raportojnë. Për informacione të dobishme, ekziston një portal online i informacioneve.















