Ballina Kronika Pasagjeri i vë flakën vetes në autobus, 6 të vdekur dhe 5...

Pasagjeri i vë flakën vetes në autobus, 6 të vdekur dhe 5 të plagosur (VIDEO nga momenti)

Një zjarr masiv që shpërtheu në një autobus në Coeur d’Alene, Zvicër, të martën vrau të paktën gjashtë persona dhe plagosi pesë të tjerë, thanë autoritetet lokale.

Videot dhe fotot nga dëshmitarët treguan një mjet të përfshirë nga flakët dhe të shkatërruar plotësisht.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë Keystone-SDA se është ende shumë herët për të bërë ndonjë vlerësim në lidhje me shkaqet e zjarrit. Një hetim është duke u zhvilluar, ndërsa më shumë informacion do të publikohet sapo autoritetet të kenë një pamje më të qartë të incidentit.

Dëshmitë flasin për një person që i vuri flakën vetes brenda autobusit. Zona ku ndodhi incidenti është bllokuar nga autoritetet, ndërsa policia po u bën thirrje qytetarëve të mos i afrohen vendit të ngjarjes. /PiranjatNews/