Ballina Kronika Humbi jetën në aksident në Itali, identifikohet adoleshenti shqiptar

Humbi jetën në aksident në Itali, identifikohet adoleshenti shqiptar

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Mbrëmjen e së premtes, një i ri shqiptar ka humbur jetën pranë Piazza Milite Ignoto në Monopoli. Viktima është identifikuar si Klevis Kalliu, 19 vjeç. Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte në sediljen e pasme të një automjeti tip “Mercedes”. Ky mjet u përplas me një “Toyota Auris”, në një goditje aq të fortë sa të dyja makinat kanë dalë jashtë kontrollit. Ato u përplasën edhe me disa mjete të tjera të parkuara, mes të cilëve dhe një furgon “Citroen”.

Edhe pse mjekët tentuan ta risillnin në jetë 19-vjeçarin përmes masazhit kardiak dhe e transportuan me urgjencë në spitalin ‘San Giacomo’, i riu fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte. Nga aksidenti mbetën të lënduar lehtë edhe gruaja që drejtonte Toyota-n dhe një pasagjer te Mercedes-i. Autoritete bllokuan qarkullimin për disa orë për të kryer ekspertizën e plotë të ngjarjes.