Ballina Kronika Vrasësi nga Manastiri e goditi gruan me thikë derisa flinte, me të...

Vrasësi nga Manastiri e goditi gruan me thikë derisa flinte, me të kishte katër fëmijë

Prokuroria ka publikuar detaje tronditëse nga vrasja që ndodhi herët në mëngjes në Manastir. Një 33-vjeçar e goditi me thikë ish-partneren e tij 31-vjeçare, me të cilën kishte katër fëmijë, pasi kishte hyrë në shtëpinë e saj dhe kishte pritur derisa ajo të flinte, bëjnë të ditur nga Prokuroria.

Rasti i fundit i vrasjes brutale në kuadër të dhunës në familje ka tronditur qytetarët e Manastirit, por edhe opinionin publik në gjithë Maqedoninë.

“Ai paraprakisht ishte siguruar se babai i viktimës nuk ndodhej në shtëpinë ku jetonte gruaja, pas së cilës kishte hyrë në banesë derisa ajo ishte duke fjetur. I dyshuari i është afruar viktimës dhe i ka shkaktuar rreth dhjetë goditje me thikë në trup, nga të cilat ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet nga Prokuroria, duke shtuar se i dyshuari i arrestuar do të përgjigjet për veprën penale vrasje gjatë ushtrimit të dhunës në familje.

Prokuroria e Manastirit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit./TN