Ballina Kronika 22-vjeçari nga Vrapçishti kapet duke vozitur pa patentë shoferi

22-vjeçari nga Vrapçishti kapet duke vozitur pa patentë shoferi

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një 22-vjeçar nga Vrapçishti është arrestuar në Gostivar, pasi është kapur duke drejtuar automjet pa poseduar patentë shoferi.

Njoftimi nga policia:

Më 4 qershor 2026, në ora 21:15, në rrugën “Mllaki” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar N.M. (22) nga fshati Vrapçisht, pasi është kapur duke drejtuar automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, pa poseduar patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës./TN