Ballina Kronika Tre persona nga Pallçishti i Poshtëm arrestohen për posedim të marijuanës

Tre persona nga Pallçishti i Poshtëm arrestohen për posedim të marijuanës

Tre të rinj nga Pallçishti i Poshtëm janë arrestuar në Tetovë, pasi gjatë kontrollit policor u është gjetur marijuanë dhe një grirëse.

Njoftimi nga policia:

Më 4 qershor 2026, në ora 20:50, në kryqëzimin e rrugës “172” me rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A.S. (26), A.I. (20) dhe A.V. (21), të gjithë nga fshati Pallçisht i Poshtëm, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një grirëse. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse./TN