Një 20-vjeçar nga Nerashti i Tetovës është arrestuar, pasi është ndaluar duke drejtuar automjet pa poseduar patentë shoferi.
Njoftimi nga policia:
Më 4 qershor 2026, në ora 22:00, në fshatin Nerasht të Tetovës, zyrtarët policorë nga Njësia Policore e Tearcës kanë arrestuar H.R. (20) nga i njëjti fshat, pasi është ndaluar duke drejtuar automjetin “BMW” me targa të Tetovës, pa poseduar patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës./TN














