Ballina Kronika 35-vjeçari nga Tetova arrestohet për sjellje agresive ndaj policisë

35-vjeçari nga Tetova arrestohet për sjellje agresive ndaj policisë

Një 35-vjeçar nga Tetova është arrestuar pasi, sipas policisë, është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Njoftimi nga policia:

Më 4 qershor 2026, në ora 23:10, në rrugën “Luboten” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar B.I. (35) nga Tetova, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve që po kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme./TN