Saubermacher Tetovë ka bërë thirrje ndaj qytetarëve dhe subjekteve juridike që të shlyejnë në kohë borxhet e krijuara nga faturat e papaguara për shërbimet e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave. Kompania thekson se pagesat e rregullta janë të domosdoshme për funksionimin e pandërprerë dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Tetovës.
Apeli nga Saubermacher-Tetovë
Saubermacher Tetovë, prej tre vitesh, kryen në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave komunale. Kompania vazhdimisht investon në sistemin e menaxhimit të mbeturinave, në mekanizëm modern, infrastrukturë, staf dhe shërbime shtesë për selektimin dhe deponimin e mbeturinave voluminoze.
Falë këtyre investimeve dhe angazhimit të vazhdueshëm në terren, shërbimi sot realizohet në mënyrë më cilësore, më efikase dhe në përputhje me standardet moderne të menaxhimit të mbeturinave, duke kontribuar drejtpërdrejt në një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.
Saubermacher Tetovë u bën apel të gjithë përdoruesve që kanë obligime të papaguara sipas faturave të lëshuara, që t’i shlyejnë ato në kohë. Pagesa e rregullt e faturave mundëson funksionim të pandërprerë dhe përmirësim të mëtejshëm të shërbimeve që kompania ofron çdo ditë për amvisëritë dhe subjektet juridike.
Pagesa e faturave dhe regjistrimi si përdorues i shërbimeve mund të bëhen shpejt dhe lehtë duke vizituar:
* zyrën në Pallçisht të Poshtëm;
* zyrën në Tetovë, në afërsi të SHFK “Liria”;
* zyrën në hapësirat e NPK-Tetova, te Tregu i Gjelbër.
Ose përmes mjeteve digjitale:
* E-shërbimet në ueb-faqen www.saubermacher-tetovo.mk (http://www.saubermacher-tetovo.mk);
* aplikacionit mobil “Saubermacher Tetovo”, i disponueshëm në Google Play dhe App Store.
Pikat dhe mjetet për pagesë dhe regjistrim mund të përdoren gjithashtu edhe për përditësimin e të dhënave në faturë, si: sipërfaqja banesore, adresa apo të dhëna të tjera të përdoruesit.
Për informacione shtesë, përdoruesit mund të kontaktojnë në numrin falas 08000-8000 ose në adresën elektronike: [[email protected]](mailto:[email protected]).
Kujdesi për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm është përgjegjësi e përbashkët. Me shlyerjen e rregullt të obligimeve, qytetarët kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Tetovës./TetovaNews















