Këngëtari i njohur shqiptar Sinan Vllasaliu është dërguar në spital pas një aksidenti me motor, pas të cilit i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas familjarëve, Vllasaliu fillimisht ka marrë trajtim në Emergjencën e Gjilanit, më pas në Emergjencën e Prishtinës, si dhe në Royal Hospital në Prishtinë, ku është operuar. Aktualisht, ai ndodhet në gjendje stabile dhe po vazhdon rikuperimin.
Familja e tij ka shprehur mirënjohje për stafin mjekësor, duke i falënderuar për kujdesin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë trajtimit të këngëtarit.
Po ashtu, familjarët kanë bërë të ditur se Sinan Vllasaliu kishte qenë i ftuar të performonte edhe në dasmën e këngëtares Dua Lipa, por për shkak të aksidentit nuk ka mundur të jetë i pranishëm.

Me zemër plot mirënjohje, dua të shpreh falënderimin tim më të sinqertë për gjithë stafin mjekësor të Emergjencës së Gjilanit, Emergjencës së Prishtinës dhe Royal Hospital në Prishtinë, të cilët u kujdesën me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm për babin tim pas një aksidenti të rëndë që përfundoi me operacion. Në momentet më të vështira, përkujdesja, fjala e mirë dhe puna juaj na dhanë forcë dhe shpresë.
Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipa, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti.
Megjithatë, sot mbi të gjitha jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet.
Faleminderit pafund secilit mjek, infermier dhe çdo anëtari të stafit për kujdesin, durimin dhe zemrën që treguat. Mirësia juaj nuk harrohet. ❤️🙏















