Ballina Aktualitet “As Irani, as algoritmet, shqiptarët janë të revoltuar nga trajtimi i atdheut...

“As Irani, as algoritmet, shqiptarët janë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë”- Ditmir Bushati: Shqipëria e Re është një kapitull i pashmangshëm

Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për protestën popullore më masive të mbrëmjes së djeshme, në ditën e saj të 21-të, ku pati edhe rrethim të Kryeministrisë në mënyrë paqësore.

Ai nënvizon se tashmë Shqipëria e Re është e pashmnagshme dhe ky revolucion qytetar nuk vjen si pasojë e algoritmeve.

Bushati iu përgjigj në këtë mënyrë deklaratave të kryeministrit Edi rama, që në fjalimin e djeshëm fajësoi algoritmin për këtë situatë politike të shkaktuar. Por Bushati kujton se as algoritmi dhe as Irani nuk ndodhet pas revolucionit.

“Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë”, shkruan ai në postimin e tij në rrjeti social.

Më tej ish-ministri socialist shpjegon se tani çdo ditë që kalon tregon se Shqipëria e Re është realitet.

“Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi”, përfundon Bushati.