Një grua 40-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka rrahur burrin e saj 52-vjeçar, ia dëmtoi celularin dhe shkatërroi mobiljet e shtëpisë
Njoftimi i policisë:
DIGJET PLOTËSISHT NJË SHTËPI NË LLUKOVICË TË TETOVËS
Më 03.06.2026, në ora 12:40, policia e Gostivarit ka arrestuar një grua 40-vjeçare nga një fshat i Gostivarit, pas denoncimit të bashkëshortit të saj 52-vjeçar.
Sipas denoncimit, rreth orës 07:30, pas një debati në shtëpinë familjare, ajo e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin, kishte thyer një pjesë të mobiljeve dhe ia kishte dëmtuar telefonin celular.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
LAJME TE TJERA NGA KRONIKA:
Më 03.06.2026, në ora 15:15, në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Llukovicë të Tetovës ka rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të S.J. (75).
Zjarri ka përfshirë tërë shtëpinë, ndërsa është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Nuk ka persona të lënduar.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi inspektues i SPB Tetovë.
71-VJEÇARI NGA TETOVA DENONCON SE U MASHTRUA PËR 500 EURO
Më 03.06.2026, në ora 15:25, në SPB Tetovë, një burrë 71-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një 50-vjeçar nga një fshat i komunës së Bogovinës për shumën prej 500 eurosh.
Sipas denoncimit, personi i kishte premtuar se do ta ndihmonte në procedurën për marrjen e ndihmës për kujdes nga person tjetër. Ai ia kishte dorëzuar dokumentet personale dhe i kishte paguar 500 euro, pas çka personi ka ndaluar t’u përgjigjej thirrjeve të tij.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SULMOHEN FIZIKISHT BURRI DHE BASHKËSHORTJA NË GALLATË
Më 03.06.2026, në ora 16:10, në Njësinë Policore Gallatë, J.A. (49) dhe bashkëshortja e tij S.A. nga fshati Pozharan i Gostivarit kanë denoncuar se rreth orës 15:30, në fshatin Gallatë, pas një debati paraprak, janë sulmuar fizikisht nga E.I. nga fshati Vrapçisht i Gostivarit.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
SULMOHET 17-VJEÇARI NË GOSTIVAR, I DYSHUARI TENTON T’IA MARRË CELULARIN
Më 03.06.2026, në ora 16:30, në DPB Gostivar, D.B. (50) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 13:30, në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, djali i tij 17-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person që po punonte në rrënimin e një objekti pranë oborrit të tyre.
Sipas denoncimit, i dyshuari ka tentuar edhe t’ia marrë telefonin celular të miturit.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
ARRESTOHET 21-VJEÇARI NGA VRANJOFCA, POLICIA I GJEN MARIHUANË DHE PARA
Më 03.06.2026, në ora 21:30, në fshatin Debresh të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB Gostivar arrestuan Sh.I. (21) nga fshati Vranjofcë.
Gjatë kontrollit të një automjeti “Nissan” me targa të Gostivarit, në të cilin ndodhej i denoncuari, në çantën e tij janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe para.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet padi përkatëse.
9-VJEÇARI SULMOHET NGA NJË I MITUR NË BËRVENICË
Më 03.06.2026, në ora 19:40, në SPB Tetovë, Z.J. (45) nga fshati Bërvenicë ka denoncuar se rreth orës 17:30, në oborrin e kishës në fshatin Bërvenicë, djali i tij nëntëvjeçar është sulmuar fizikisht nga një fqinj i tyre i mitur.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e tij.
17-VJEÇARI SULMOHET NGA NJË FEMËR NË GOSTIVAR, IA MERR DHE IA THYEN CELULARIN
Më 03.06.2026, në ora 23:10, në DPB Gostivar, L.M. (44) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 21:00, në rrugën “APJ” (JNA), djali i tij 17-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë femërore.
Sipas denoncimit, ajo ia ka marrë dhe ia ka thyer telefonin celular.
Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
GJENDEN PAKETIME ME MARIHUANË NË NJË KOSH MBETURINASH NË GOSTIVAR
Më 03.06.2026, në ora 22:15, në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, pas informacioneve të marra paraprakisht dhe masave të ndërmarra, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë gjetur në një kosh mbeturinash disa paketime me marihuanë.
Paketimet janë marrë për ekspertizë dhe po merren masa për përcaktimin e pronësisë dhe zbardhjen e plotë të rastit.















