Ballina Kronika Rrufeja godet tufën, ngordhin rreth 200 dele në malin mbi Kopaçez në...

Rrufeja godet tufën, ngordhin rreth 200 dele në malin mbi Kopaçez në Delvinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën malore mbi fshatin Kopaçez, në Bashkinë Delvinë, në vendin e njohur si “Jomina”, ku rrufeja ka goditur një tufë me dele prej të cilave kanë ngordhur rreth 200 krerë.

Sipas informacioneve paraprake, bagëtitë e imta i përkisnin dy vëllezërve barinj, Klement dhe Arian Xhelili. Pamjet e rënda nga vendngjarja tregojnë dhjetëra dele të ngordhura në kullotë pas motit të keq që përfshiu zonën prej mbrëmjes së kaluar me shkarkime elektrike.

Një humbje të konsiderueshme ekonomike për të dy vëllezërit blegtorë, të cilët i siguronin të ardhurat kryesisht nga këto bagëti. Ndërkohë, veterinerët janë nisur drejt zonës për të kryer verifikimet dhe ekspertizën përkatëse, ndërsa autoritetet pritet të dalin me një raport zyrtar pas përfundimit të kontrolleve në terren.