Ballina Lajme Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet 0-1 nga Izraeli! Hasa debuton me kombëtaren, Mehmeti e nis titullar

Rolando Maran e ka nisur me humbje aventurën e tij në krye të stolit të kobmbëtares Shqiptare. Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin 1-0 në miqësoren e sotme përballë Izraelit në “Air Albania”.

Një ndeshje e cila pati pak interes nga ana e tifozërisë, ku shkallët e stadiumit nuk ishin si në ndeshjet e tjera, ku jemi mësuar të shohim kuqezinjtë.

Sfida nisi me tension, pasi himni izraelit u prit me vërshëllima nga ana e tifozëve të pranishëm në stadium.

Në këtë sfidë, Rolando Maran hodhi që nga minuta e parë në fushë Anis Mehmetin, i cili luajti në sulm krah Armando Brojës, ndërsa pas tyre luajti në pozicionin e trekuartistit Qazim Laçi.

Ndryshime pati edhe në portë, ku Alen Sherri luajti titullar, ndërsa në mbrojtje ishte rreshtimi i zakonshëm, në të majtë Mario Mitaj, në të djathtë Elseid Hysaj, ndërsa në qendër ishin Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti.

Tetova News në YouTube:

Në mesfushë luajtën Arbër Hoxha, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani.

Gjatë pjesës së parë, kuqezinjtë krijuan volum loje, por asnjë rast të pastër për shënim. E njëjta gjë ndodhi edhe në pjesën e dytë.

Në fraksionin e dytë të lojës, Maran hodhi në fushë edhe Nedim Bajramin, Dakun, Shehun, Shendin, Hadrojin dhe Pajazitin dhe për herë të parë Luis Hasën, por pa mundur të ndryshonin rrjedhën e takimit.

Goli për miqtë u shënua nga Gloukh në minutën e 73-të.