Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë të mbledhin mijëra qytetarë përpara Kryeministrisë, një mesazh me simbolikë të fortë politike ka ardhur nga Londra prej shkrimtares dhe akademes shqiptare, Lea Ypi.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa vargje të njohura të dramaturgut dhe poetit gjerman Bertolt Brecht, në një moment kur tensioni politik në vend mbetet i lartë dhe thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama po shtohen.
Përmes një postimi në Instagram, Ypi ka ndarë fragmentin nga poezia “Në lavdi të revolucionarit” (“In Praise of the Revolutionary”), një tekst që flet për qëndresën, guximin dhe kundërshtimin e padrejtësive.
Në fragmentin e publikuar nga Ypi thuhet:
“Kur shfrytëzimi vjen në rritje, shumë njerëz shkurajohen, por guximi i tij shtohet. Kudo që ka shtypje dhe flitet për ‘fat’, ai do t’i quajë gjërat me emrin e tyre të vërtetë. Atje ku ai ulet në tryezë, ulet gjithashtu edhe pakënaqësia…”
















