Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Një 74-vjeçar nga Tetova është gjetur i vdekur në një hotel në zonën e Bit Pazarit në Shkup.
Sipas MPB-së, më 1 qershor, rreth orës 11:40, në SPB Shkup është raportuar nga Ndihma e Shpejtë se në hotel është gjetur trupi i pajetë i Z.J. (74) nga Tetova, i cili kishte qëndruar aty si mysafir.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.
Në vendngjarje është kryer këqyrje nga shërbimet kompetente, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion, i cili duhet t’i përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.
Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






