Ballina Bota Presidenti Erdoğan dhe Putin do të takohen në Bishkek

Presidenti Erdoğan dhe Putin do të takohen në Bishkek

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kremlini njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, do të zhvillojnë një takim në Bishkek.

Sipas deklaratës së Kremlinit, dy udhëheqësit do të takohen në margjinat e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Gjatë takimit pritet të diskutohen çështje rajonale, me theks të veçantë te zhvillimet në Detin e Zi dhe lufta në Ukrainë.

Erdoğan dhe Putin u takuan për herë të fundit më 1 shtator 2025, gjatë Samitit të SCO-së në Tianjin të Kinës.

Turqia u bë “partnere e dialogut” e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në vitin 2012.

Pas Samitit të SCO-së të zhvilluar në Samarkand në vitin 2022, Erdoğan, duke folur për mundësinë e anëtarësimit të Turqisë në organizatë, deklaroi: “Ky është objektivi ynë”.

Në korrik të vitit 2024, ai deklaroi gjithashtu: “Synimi ynë është të bëhemi anëtar i përhershëm”.

Në Samitin e SCO-së në Tianjin në vitin 2025 u vendos që statuset “partner dialogu” dhe “vëzhgues” të bashkoheshin nën emërtimin e ri “Partner i SCO-së”.

Burimi: NTV
28 gusht 2026, ora 18:43