Ballina Aktualitet Kasami: Mbështetje për të prekurit nga kanceri i gjirit përmes Programit Social...

Kasami: Mbështetje për të prekurit nga kanceri i gjirit përmes Programit Social nga viti i ardhshëm

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë së bashku me administratën komunale dhe këshilltarët komunalë në marshin sensibilizues të organizuar në Tetovë, në kuadër të Tetorit Rozë, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Kasami theksoi rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, solidaritetit me gratë që përballen me këtë sëmundje, si dhe nevojën për mbështetje dhe mirëkuptim ndaj tyre.

Ai bëri të ditur se nga viti i ardhshëm, Komuna e Tetovës, përmes Programit Social, do të ofrojë mbështetje për personat e prekur nga kanceri i gjirit.

Kryetari Kasami u shpreh se komuna do të vazhdojë të mbështesë nismat që synojnë promovimin e shëndetit publik dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve.