Tetovë: Dy të arrestuar, policia u gjen marihuanë dhe heroinë
Më 5 tetor 2026, në orën 21:20 dhe 21:55, në Tetovë, zyrtarët policorë të Ekipit Mobil “Task Force” pranë SPB Tetovë kanë arrestuar B.R. (20) dhe D.S. (50), të dy nga Tetova.
Gjatë kontrollit ndaj B.R. është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit ndaj D.S. është gjetur dhe konfiskuar heroinë.
Të dy janë ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Debresh: 13-vjeçari lëndohet pasi bie nga trotineti elektrik
Më 5 tetor, në orën 15:35, Qendra Urgjente e Gostivarit ka njoftuar DPB Gostivar se për ndihmë mjekësore ishte sjellë një 13-vjeçar nga fshati Debresh.
Sipas njoftimit, i mituri ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga trotineti elektrik me të cilin po lëvizte nëpër fshat.
Këqyrjen e vendngjarjes e ka kryer një ekip i DPB Gostivar.
Denoncohet sulm ndaj një 17-vjeçareje në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë
Më 5 tetor, në orën 15:15, në SPB Tetovë, A.A. (82) nga Tetova ka denoncuar se mbesa e saj 17-vjeçare është sulmuar fizikisht nga I.A. nga Tetova, në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Tetovë: Arrestohet 45-vjeçari pas denoncimit për shqetësimin e një të miture
Më 5 tetor, në orën 18:35, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar A.R. (45) nga Tetova.
Arrestimi është bërë pas denoncimit të një 52-vjeçari nga Tetova, sipas të cilit A.R. kishte shqetësuar vajzën e tij të mitur më 30 shtator 2026.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Tetovë: Arrestohet 35-vjeçarja, vajza e denoncon për sulm fizik dhe keqtrajtim të foshnjës
Më 5 tetor, në orën 23:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar Z.M. (35) nga Tetova, pas denoncimit se kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj 19-vjeçare.
Sipas denoncimit të së bijës, Z.M. kishte lënë pas dore dhe keqtrajtuar edhe foshnjën dhjetëmuajshe të 19-vjeçares.
Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj Z.M. do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Gostivar: Arrestohet 41-vjeçari pasi nëna e denoncon për sulm fizik
Më 5 tetor, në orën 22:00, në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar F.A. (41) nga Gostivari.
Arrestimi është bërë pas denoncimit të nënës së tij 63-vjeçare, e cila ka deklaruar se ai e kishte sulmuar fizikisht.
Gjatë alkotestit, tek 41-vjeçari janë matur 1,76 promilë alkool në organizëm.
Ai është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Gostivar: Denoncohet mashtrim me një link të rremë pagese për shitjen e librave
Një 53-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është mashtruar dhe se nga llogaria e tij bankare janë marrë 34.785 denarë.
Sipas denoncimit, pasi kishte publikuar një shpallje për shitjen e librave në një platformë të specializuar, përmes një aplikacioni celular e kishte kontaktuar një person që ishte prezantuar si M.P. nga Greqia.
Personi i kishte dërguar një link, gjoja për t’i kaluar pagesën. Pasi 53-vjeçari kishte futur të dhënat e kartës bankare dhe kishte kryer autorizimin, kishte vërejtur se nga llogaria e tij ishin tërhequr para.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Burimi: SPB Tetovë









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





