Ballina Kronika Si dolën regjistrimet nga kamerat e kompozitorit Adi Hila? Reagon policia

Si dolën regjistrimet nga kamerat e kompozitorit Adi Hila? Reagon policia

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Hetimi për publikimin online të materialeve intime të disa artisteve ka hyrë në një fazë të re. Policia ka kontaktuar kompozitorin Adi Hila, i cili pritet të paraqitet për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me rrethanat e publikimit të pamjeve.

Në fokus të hetimit është mënyra se si regjistrimet kanë dalë nga sistemi i kamerave dhe kanë përfunduar në internet. Specialistët e Krimit Kibernetik pritet të kryejnë ekspertim të pajisjeve, përfshirë DVR-në ku ruhen pamjet, për të verifikuar nëse ka pasur ndërhyrje të paautorizuar.

Një nga pistat që po hetohet është mundësia që në sistem të jetë ndërhyrë në distancë ose përmes rrjetit wireless të internetit të zyrës. Ekspertiza pritet të ndihmojë në identifikimin e gjurmëve digjitale dhe mënyrës së aksesimit të pamjeve.

Njoftimi i policisë:
Hetimi për publikimin e materialeve intime të disa artisteve ka hyrë në një fazë të re, ndërsa policia ka kontaktuar kompozitorin Adi Hila dhe pritet ta marrë në pyetje gjatë ditës së sotme. Hila është njoftuar mbrëmjen e kaluar për hetimet kryesisht të nisura nga policia. Hila nuk ndodhek ditën e mërkurë në Tiranë, por ai ka shprehur tronditjen për situatën dhe ka bërë të ditur se do të paraqitet në polici sapo të rikthehet në kryeqytet, për të dhënë shpjegimet e tij dhe për të sqaruar rrethanat që lidhen me publikimin e materialeve.

Në të njëjtën kohë, hetuesit kanë kontaktuar edhe gratë dhe burrat që dyshohet se janë prekur nga publikimi i këtyre materialeve. Burimet bëjnë me dije se ato ndodhen në një gjendje të rënduar për shkak të situatës dhe pritet të japin deklarimet e tyre në polici.

Por një nga pikëpyetjet kryesore të hetimit mbetet mënyra se si regjistrimet kanë dalë nga sistemi i kamerave dhe kanë përfunduar online. Për këtë arsye, specialistët e Krimit Kibernetik pritet të kryejnë një ekspertim të plotë të pajisjeve, duke përfshirë edhe DVR-në ku ruhen pamjet.

Në këtë fazë, një nga pistat që po verifikohet është mundësia e një ndërhyrjeje të paautorizuar në sistem. Hetuesit do të analizojnë nëse aksesi është realizuar në distancë apo nëpërmjet rrjetit wireless të internetit të zyrës. Ekspertiza pritet të përcaktojë edhe gjurmët digjitale të lëna gjatë këtij procesi.

Video bonus

Paralelisht, policia pritet të kërkojë bashkëpunimin e platformës ku janë publikuar materialet, me qëllim identifikimin e përdoruesit që i ka ngarkuar ato. Në fokus janë edhe faqe të tjera interneti ku mund të jenë shpërndarë të njëjtat pamje, pasi hetuesit po verifikojnë nëse materialet janë ripublikuar në platforma të ndryshme.

Në varësi të rezultateve të ekspertizës dhe deklarimeve që do të merren, hetimi pritet të qartësojë jo vetëm mënyrën e nxjerrjes së materialeve nga sistemi, por edhe personat që kanë pasur akses dhe që mund të kenë kryer publikimin e tyre.