Ballina Diaspora Këpucari shqiptar në Itali nderohet nga Papa Francesku (VIDEO)

Këpucari shqiptar në Itali nderohet nga Papa Francesku (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një lajm i mirë vjen nga komuniteti i emigrantëve shqiptar në Itali.

Me një dekret të posacëm të Papa Francesku, Selia e Shenjtë në Vatikan ka nderuar emigrantin shqiptar Petrit Kozeli me titullin ‘Komendator i Urdhërit të Shën Silvestrit të Papës’.

“Një palë këpucë në shenjë paqeje për një rrugëtim të përbashkët”, ceremoni e cila pritt të zhvillohet më 29 qershor ne qytetin e Mantovës.

Ky është frymëzimi i punës së përditshme të emigrantit shqiptar Petrit Kozeli në punishten e tij të thjeshtë prej këpucari në qytetin e Mantovas. Prej vitit 1991 ai jeton në këtë qytet së bashku me familjen e tij.

Dikur me profesionin fotograf në Tiranë, sot Petriti është një këpucar profesionist, zanat të cilin e ushtron me shumë dinjitet e fantazi.

Shqiptari Petrit Kozeli si shembulli më i mirë i një qytetari të ri italian, një emigrant i integruar në jetën social-ekonomike dhe me një kontribut të vlefshëm në të, është vlerësuar më vitin 2014 nga Presidenti Italian Giorgio Napolitano me titullin Kavalier i Republikës Italiane.

Një palë këpucë me ngjyrat e flamurit kombëtar italian me dedikimin “T’i veshim së bashku këto këpucë për një Itali më të mirë e më të begatë!” ishte dhurata që ai i bëri Presidentit të Republikës Italiane.

“Nëse doni të dini se ç’është nënshtetësia italiane shkoni në punishten e Petrit Kozelit,”-ka thënë për të Kryetari i Bashkisë së Mantovës.

Këpucët e punuara nga ai janë simboli i rrugëtimit të përbashkët mes banorëve vendas dhe emigrantëve e qytetarëve të rinj italianë.

Po një palë këpucë me flamurin shqiptar e shqiponjën dy krerëshe u punuan nga Petriti enkas për Papa Franceskun.

Sot 4 vite më vonë nga ky vlerësim këpucari shqiptar ka marrë një tjetër titull të rëndësishëm. Me një dekretim special Selia e Shenjtë në Vatikan e Papa Francesku e ka vlerësuar me titullin Komendator i Urdhërit të Shën Silvestrit të Papës.

Është hera e parë në historinë e provincës së Mantovas që një qytetar i saj nderohet me një titull të tillë nga Vatikani dhe nga vetë Ati i Shenjtë dhe mbi të gjitha këtë vlerësim e merr një emigrant shqiptar.

Kozeli u prit në Ambasadën shqiptare në Romë nga ambasadorja Anila Bitri, e cila e vlerësoi si shembullin më të mirë të një shqiptari emigrant në Itali duke e përgëzuar për vlerësimet e larta si nga shteti italian ashtu dhe nga Vatikani.