Ballina Aktualitet Opinione Ylli Rakipi tallet me emisionin e Fevziut: Është një gjë që të...

Ylli Rakipi tallet me emisionin e Fevziut: Është një gjë që të vjen për të vjellë

Gazetari Ylli Rakipi ka thumbuar kolegun e tij Blendi Fevziu.

I ftuar në emisionin “Provokacja” të Mustafa Nanos, ai ka komentuar gjendjen e mediave televizive në vendin tonë dhe promovimin që i japin figurave apo kauzave jo në interes të qytetarëve.

Një prej emisioneve të komentuara në tryezën e debatit ka qenë edhe “Opinion” që moderohet nga Blendi Fevziu.

Mes të tjerave Rakipi gjykon se dalja katër herë në javë para publikut është “përdhunim” ndaj shqiptarëve.

“Është një gjë që të vjen për të vjellë. Unë e them vetë që po servirim një ushqim që vrasin njerëzit”, shprehet Rakipi.

Ndërkohë edhe pse nuk ja ka përmendur emrin, ka qenë gazetari Nano ai që ka zbuluar emrin e gazetarit që i referoheshe. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews