Ballina Argëtim Kuriozitete VIDEO: Vogëlushi bie nga kati i katërt, por shikoni se si shpëton...

VIDEO: Vogëlushi bie nga kati i katërt, por shikoni se si shpëton mrekullisht

Ky është momenti rrëqethës kur dy punëtorë rusë arrijnë të shpëtojnë një djalë 3-vjeçar, i cili rrëzohet nga dritarja e katit të katërt të një ndërtese.

Dmitry, 47-vjeç, dhe Vadim, 30, e kuptuan se vogëlushi Danya po binte, dhe kështu menjëherë u afruan pranë ndërtesës për ta pritur.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vogëlushi bie nga kati i katërt dhe burrat që arrijnë ta kapin vetëm pak centimetra para se të përplasej në tokë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin rus Dzerzhinsk, ndërsa vogëlushi është dërguar me urgjencë në spital ku është konstatuar se nuk ka pësuar ndonjë lëndime serioze. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews