Është periudhë festash, e zakonisht njerëzit qëndrojnë pranë familjes për të kaluar sa më bukur e dhuruar sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin.
Kështu ka bërë edhe Scott Disick, i cili ka bashkuar familjen e tij. Këtë fundjavë, 35-vjeçari ka kaluar pushimet me tre fëmijët e tij, ish-bashkëshorten Kourtney Kardashian edhe të dashurën e re Sofia Richie.
Kourtney dhe modelja 20-vjeçare janë fotografuan së bashku nën shoqërinë e Disick. Nga fotografitë e publikuara në mediat e huaja, të dyja shfaqen teksa buzëqeshin dhe komunikojnë me njëra-tjetrën.
Mesa duket Disick ka vendosur që ish-bashkëshorten dhe të dashurën t’i bëjë mike.
“Jam shumë krenare. Kjo është dashuria. Fëmijët janë para çdo gjëje tjetër”, shkruan motra e Kourtney, Khloe në rrjetin social “Twitter”.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





