Ballina Kuriozitete Kush është Guruja indian misterioz që erdhi në Rinas dhe që njerëzit...

Kush është Guruja indian misterioz që erdhi në Rinas dhe që njerëzit i puthin këmbët…

Ditën e djeshme një guru indian ka mbërritur në Rinas, ku është pritur nga shumë njerëz të cilët prisnin radhën për t’i puthur këmbët.

Paramahamsa Vishewanda i përket një sekti të paqartë dhe të dyshimtë. Guruja indian Paramahamsa Vishëandanda prej vitesh ka themeluar sektin fetaro-shpirtëror të quajtur ‘Bhakti Marga’.

Në këtë sekt me sa duket është anëtar edhe ministri Damian Gjiknuri dhe bashkëshortja e tij Rovena Agolli. Kjo e fundit madje e promovon sektin dhe ardhjen e gurusë në rrjetet sociale. Edhe vetë ministri mban në dorë një byzylyk, që është simbol i sektit, si dhe në shtëpi mban foton e gurusë indian.

Pjesë e praktikave të këtij sekti janë dhe seancat e hipnozës, një proces i kontrollit të plotë psikik ndaj anëtarit të sektit dhe ky lloj kontrolli okult mund ta shndërrojë këdo nën shërbimin e gurusë.

Me një kërkim të thjeshtë në internet zbulon se ky guru indian është akuzuar disa herë për mashtrim ose vjedhje nga disa ish-anëtarë të sektit, ndërsa aktiviteti i sektit të tij ka qenë nën hetim dhe nga autoritetet indiane.

Tetova News në YouTube:

Madje në një video shihet se si guruja mashtron në mënyrë “spektakolare” duke pretenduar se gjasme po ‘vjell copëza floriri’./JOQ.al/

https://youtu.be/ophO41ugmQU