Ballina Argëtim Kuriozitete Djaloshi amerikan i zhdukur në mal thotë se ka qëndruar dy ditë...

Djaloshi amerikan i zhdukur në mal thotë se ka qëndruar dy ditë me një ari

Një 3-vjeçar amerikan, i cili mbijetoi i vetëm dhe në temperatura të ulëta në mal për dy net, i ka thënë policisë dhe familjes së tij që një ari i shoqërueshëm e ka ndihmuar atë dhe ka qëndruar me të gjatë tërë kohës.

Ai ishte zhdukur në një zonë ku kushtet klimatike ishin aq të rënda, saqë ekipet e shpëtimit ishin detyruar që t’i ndërpresin operacionet përkohësisht. Karolina e Veriut, vendi ku ishte zhdukur vogëlushi, është e njohur për praninë e arinjve të zinj. Deklaratën e djaloshit e ka konfirmuar edhe komandanti rajonal i policisë, Chip Hughes.

Fjalët e tij i ka përsëritur edhe tezja e fëmijës, e cila ka treguar se djaloshi ka thënë që është shëtitur me një ari për dy ditë me radhë. “Zoti ia ka dërguar një mik të mirë për ta mbajtur të sigurt. Mrekullitë ndodhin”, ka shkruar ajo në rrjetin social, “Facebook”.

Shqetësimet për shkak të motit të keq dhe rrobave të holla me të cilat ishte veshur djaloshi e kishin nxitur një kërkim të gjerë të autoritetetve, të cilat kishin përdorur helikopterë, dronë dhe njësite me qenë nuhatës. Aksionit i ishin bashkuar edhe qindra vullnetarë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

@tn.lajmelokale
@tetovanews