Ballina Argëtim Kuriozitete Tezja tregon se si fle mbesa e saj, do shastiseni kur ta...

Tezja tregon se si fle mbesa e saj, do shastiseni kur ta shihni! (FOTO)

Kjo ishte dita e saj e parë si një Babysitter, ajo shpresonte që të kalonte një ditë të bukur së bashku me mbesën e saj. Por me sa duket diçka nuk ka shkuar sipas planit.

Vajza në fakt ka pritur për ardhjen e motrës së saj në mënyrë që ajo të kujdesej për vajzën e vogël, por kjo e fundit kishte mbetur e habitur nga mënyra se si vogëlushja ishte shfaqur në ekranin e telefonit. Fëmija ishte me kokë poshtë në krevat dhe këmbët e ngritura sipër, në një pozicion krejtësisht i panatyrshëm për të fjetur.

Në këtë pikë Mikaela e ka parë të arsyeshme për të kërkuar ndihmë në rrjetet sociale: “Kjo është nata ime e parë si babysitter. Ku të kem gabuar? Mbesa ime është duke fjetur mbi kokën e saj. Duhet të thërrasë prindërit, apo një akrobat?” shkruan ajo në twitter.

Imazhi që ajo ka shpërndarë në internet ka arritur të shihet më shumë se 55.000 herë dhe ka marrë mbi 110.000 pëlqime.

Nëna e vajzës më vonë tha për BuzzFeed se vajza shpesh fle duke paraqitur pozicione akrobacie gjatë gjumit, por që nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Ajo vetëm ka nevojë për të gjetur pozicionin e duhur dhe pastaj fle si çdo fëmijë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews