Ballina Argëtim Kuriozitete Trekëndëshi i Bermudës, ja si shpjegohet “zhdukja misterioze” shkencërisht

Trekëndëshi i Bermudës, ja si shpjegohet “zhdukja misterioze” shkencërisht

Profesor Joseph Monaghan dhe studenti David May nga Universiteti Monash në Australi, në bazë të hulumtimit oqeanografik, zbuluan se në fund të trekëndëshit të Bermudës, në zonën midis bregdetit të Porto Rikos, në brigjet juglindore të Mamit dhe Bebes, të cilat e përbëjnë trekëndëshin misterioz, ka sasi të konsiderueshme të metan-hidratit.

Në atë territor ndodhin reaksione të metanit, ku pas lëvizjeve tektonike të tokës, ai del përmes të çarave në fundin e detit dhe formon fluska të mëdha që përhapen më tej në sipërfaqe të detit.

Shkenctarët pohojnë se flluskat e tilla të mëdha, në kohën kur dalin në sipërfaqe, mund të përmbysin anije të mëdha dhe i njëjti gaz, kur futet në motor të aeuroplanit, në kohën kur ai fluturon mbi fluskat, mund të shkaktojë dëme të rënda në motor e si pasojëdhe rrëzimin e aeroplanit në det.

Trekëndëshi i Bermudës i njohur edhe si Trekëndëshi i Djallit ose Trekëndëshi i mallkuar, është një zonë në oqeanin Atlantik, afërsisht 1.2 milion kilometra katrore që përbëhet nga Bermuda, Puerto Riko dhe Fort Loderdejl, të Floridës. Trekëndëshi i Bermudës është bërë i njohur nga rrëfimet e njerëzve, medias, dhe kompanive ajrore e detare për dukuritë e jashtëzakonshme që thuhet se ndodhin atje.

Fluturimi 19, është rasti më i dokumentuar dhe më i përmenduri në historikun e trekëndëshit. Në këtë rast thuhet se janë zhdukur gjashtë aeroplan amerikanë pesë prej të cilëve ishin aeroplanë bombardues dhe janë zhdukur 87 marinsa.

Por në zonë ka pasur shumë ngjarje misterioze të vërtetuara që nga viti 1800, ku anije, aeroplanë ose ekipazhi i tyre janë zhdukur në një mënyrë të “pashpjegueshme” pa lënë asnjë gjurmë pas. Deri më sot ka ende disa ndodhi që nuk janë sqaruar përfundimisht, të cilat kanë krijuar situata shkencërisht të pashpjegueshme. Këto ngjarje janë bërë bazë për një numër të shumtë veprash letrare, filmash dhe dokumentarësh./E.M

@tn.lajmelokale
@tetovanews