Ballina Kuriozitete Zbulohet insekti prehistorik brenda një opali

Zbulohet insekti prehistorik brenda një opali

Një opal është zbuluar rastësisht, e brenda duket se mban një insekt që mund të jetë futur aty që miliona vite më parë.

Gjeologu amerikan, Brian Berger, e shpërndau foton e opalit që kishte sjellë që nga ishulli Java i Indonezisë.

Insekti u vrojtua nga Instituti Amerikan i Gurëve të Çmuar, dhe e vlerësoi si opal me fosile përbrenda.

Po si përfundoi insekti brenda një guri të çmuar?

Opalet krijohen kur silikatet e shkrira futen në kavitete ose plasaritje të shkëmbinjev nga uji. Ato shkrihen nga proceset vullkanike, dhe forcohen në gur nga uji.

Tetova News në YouTube:

Zbuluesi është gati të bashkëpunojë me ekspertë për të zbuluar origjinën, moshën dhe evolucionin e këtij insekti.