Ballina Argëtim Jetë & Stil E rrallë, ylli i UFC bëhet hero, shpëton nga mbytja dy adoleshentë...

E rrallë, ylli i UFC bëhet hero, shpëton nga mbytja dy adoleshentë (VIDEO)

Që të jesh një kampion në ring, duhet të jesh edhe në jetë.

I tillë është edhe ish-kampioni i UFC-së për peshat e rënda, Fabricio Werdum, i cili ka shpëtuar nga mbytja dy adoleshentë. Episodi është regjistruar në një plazh në Kaliforni.

Sipas mediave vendase, 41-vjeçari po shijonte rrezet e diellit, kur dy adoleshentët kërkuan ndihmë. Me të dëgjuar zërat, Werdum ka notuar drejt tyre, për t’i nxjerrë më pas nga deti.

“Pashë se kishte dy persona në det duke bërtitur “ndihmë”! U hodha menjëherë në ujë. Ata ishin shumë larg, rreth 70 metra larg. Deri sa roja i plazhit u pajis me mjetet e tij, unë hoqa pallton dhe vrapova. Kam marrë gomerdaren portokalli dhe e kam hedhur atë në gjoks. I thashë atij të merrte vajzën, e cila po bërtiste shumë, dhe unë mora djalin. Pastaj, në breg, një njeri i vjetër më ndihmoi. Dallgët ishin të mëdha. Vajza u mbyt tre herë.”-komentoi ngjarjen Werdum për “AgFight”.

Aktualisht braziliani është pezulluar me dy vite nga çdo aktivitet sportiv, pasi rezultoi se kishte përdorur lëndë të ndaluara gjatë një turneu në SHBA në vitin 2018.

@tn.lajmelokale
@tetovanews