Ballina Argëtim Kuriozitete Ishulli misterioz që u shfaq papritur mahnit shkencëtarët

Ishulli misterioz që u shfaq papritur mahnit shkencëtarët

Një ishull misterioz, që u shfaq nga asgjëja në mes të oqeanit, thuhet se lulëzon me jetë. Pasi u shfaq rreth 3 vjet më parë në Oqeanin Paqësor të Jugut, tashmë ai është i mbuluar me bimësi dhe zogj.

I vendosur në oqeanin që rrethon Tongan, sipas shkencëtarëve të NASA-s, ishulli është i mbuluar nga një lloj balte të çuditshme ngjitëse.

Eksperti i NASA-s Dan Slayback shkoi ta vizitonte ishullin e largët, për të mësuar më shumë rreth tij. Bashkë me të shkuan edhe shkencëtarë e studentë. Grupi, që e kishte studiuar më parë ishullin nëpërmjet satelitit, shkoi në këtë masë toke në Tetor dhe zbulimet e tyre i publikuan në një postim në blog.

Ishulli u shkaktua nga një shpërthim vullkanik dhe është një nga 3 të vetmit që kanë shpërthyer në 150 vitet e fundit.

Sipas ekspertëve “ai i mbijetoi dallgëve shkatërruese të oqeanit më shumë sesa disa muaj”. Rëra në këtë ishull është shumë e egër, aq sa është e dhimbshme që të ecës këmbëzbathur mbi të. Balta është me ngjyrë të bardhë dhe shumë ngjitëse.

Ekspertët janë të befasuar për prejardhjen e kësaj balte, pasi sipas tyre nuk është hi vullkanik. Ata po përpiqen të përcaktojnë sa kohë do të mbijetojë ky ishull, pasi erozioni ka nisur të ndodhë./tvklan.al

Artikulli paraprakNjë detaj që mund t’ju shpëtojë jetën
Artikulli tjetërMbetjet shqiptare “përmbytin” Malin e Zi dhe Kroacinë