Ballina Argëtim Jetë & Stil Këtë vit myslimanët do të agjërojnë më pak

Këtë vit myslimanët do të agjërojnë më pak

Muaji i i Ramazanit, muaji i shenjtë për besimtarët myslimanë këtë vit do të nisë më 6 maj dhe do të përfundojë më 3 qershor.

Këtë vit besimtarët myslimanë do të agjërojnë 29 ditë.

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë zakonisht janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në mbrëmje, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame.

Përveç ngrënies, pirjes, kryerjes së marrëdhënieve seksuale, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.

Artikulli paraprakMomenti kur shqiptari u rrokullis me kamionin që transportonte gurë dhe… (VIDEO)
Artikulli tjetërRuskoska: Abdulfeta Alimi nuk e ka shpëtuar Ziadin Selën (VIDEO)