Ballina Shëndeti Këshilla Ndihma e parë që i duhet dhënë një personi që po kalon...

Ndihma e parë që i duhet dhënë një personi që po kalon atak në zemër

Shenjat dalluese të një ataku në zemër përfshijnë: dhimbje të zgjatur e shtypëse, ose shqetësim të pazakontë prapa dërrasës së kraharorit. Dhimbja përhapet në shpatull, qafë, krahë ose nofull.

Gjithashtu shoqërohet edhe me djersitje, të përziera, të vjella, si dhe frymëmarrje të vështirësuar. Disa herë personi qetësohet dhe me pas i rishfaqen shenjat e përmendura.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se në këto raste minutat janë të çmuara për shpëtimin e jetës së pacientit. Sipas tyre duhet të thërrisni menjëherë urgjencën mjekësore.

Ndërkohë që ndihma e parë që mund t’i jepni një personi që është duke kaluar një atak në zemër, është ajo që njihet ndryshe si “kompresimi kardiak” (shtypja e zemrës).

Kjo teknikë përdoret së bashku me frymëmarrjen gojë më gojë, dhe bëhet me qëllim për të siguruar lëvizjen e gjakut nga një zemër që ka ndaluar.

Kjo teknikë bëhet e kombinuar: 15 shtypje dhe 2 frymëmarrje gojë më gojë.

“Për të kuptuar nëse ka ndaluar zemra apo jo, duhet të shikojmë pulsin, duke kontrolluar dy arteriet anësore të qafës që quhen arteriet karodite. Specialistët e shëndetit publik thonë se kur vëreni se nuk ka puls, duhet të vazhdoni menjëherë me kompresimin e zemrës”, shkruan Dita.

@tn.lajmelokale
@tetovanews